Një ditë të Zotit tonë në 30 Janar 6010, në qytetin e Arezzo nën Itali, një numër Mjeshtrash të Mëdhenj dhe Personalitete të Mëdha të Lozhave të Mëdha të Rregullta:
o Lozha e Madhe e Italisë e Masonerisë Universale (GOIF-R), Vëlla Pasquale Cerofolini
o Lozha e Mdhe e Rregullt e Ritit Emulation e Masonëve Antikë të Italisë (GOIF-R), Vëlla Carmelo di Bella
o Lozha e Madhe e Rregullt e Rumania (Marea Loja Regulara a Romaniei), Vëlla Dorian Orz
o Lozha e Madhe e Këshillit të Lartë Masonik e Serbisë Vëlla Borko Žiravac
o Lozha e Madhe e Rregullt e Slovenisë Vëlla Dušan Mikuš
o Lozha e Madhe e Rregullt York e Méksikës
o Lozha e Madhe e rregullt e Estado de Guerrero, Meksikë
o Lozha e Madhe e Rregullt e Teksasit F&AM, aktualisht Lozha e Madhe Abraham AF&AM. Vëlla Ëeston Jarvis
o Lozha e Madhe Kombëtare e Kilit, Vëlla Emiliano Lepe Cabalero
Me nismën e M.W. Vëlla Pasquale Cerofolini (Itali), Vëllezërit Mjeshtar të Mëdhenj nga tetë Lozha të Mëdha në formën e duhur me qëllim të diskutojnë dhe dakordësojnë mbi formimin e një Organizimi Masonik të ri me qëllim promovimin e marrëdhënieve Vëllazërore midis Anëtarëve të Lozhave të Mëdha, pranon ruajtjen e thelbit filozofik dhe simbolik, Traditat, Detyrat dhe Përdorimin e Zanatit të Lashtë të Masonerisë së lirë, inkurajojë zhvillimin e Masonerisë së lirë të Rregullt në të gjithë botën, ndihmojë në përmirësimin e përqasjes morale dhe etike ndaj jetës të gjithë shoqërisë, nxisë Kërkimin Masonik dhe duke përfshirë aktivitete në përgjithësi, por nuk limitohen ndaj inisiativave të bamirësisë dhe filantropisë. Më vonë në Qershor 6009 Y.T.L. në mbledhjen e SOGLIA në qytetin e Catanias Itali, në mikpritjen e Vëllait të dashur Carmelo di Bella, “Marrëveshja e Arezos (Treaty of Arezzo)” u amendua dhe firmos nga themeluesit.
Mjeshtrat e Mëdhenj të përmendur më sipër në fund arrtitën marrëveshjen e quajtur “Marrëveshja e Arezos”(Treaty of Arezzo)”.
Ky dokument u nënshkrua në fund të asamblesë.
“Marrëveshja e Arezos” është guri i themelit i këtij Trupi të ri Masonik dhe përmbjatja e tij do të mbizotërojë mbi cdo dispozitë në Statut apo Rregullore, në rast të ndonjë debate apo kontradikte.
Përmbajtja e “Marrëveshjes së Arezos” qartësisht përmban shpirtin e vërtetë të kësaj inisiative që është e hapur për bashkim ndaj gjithë Lozhave të Mëdha të Rregullta në botë.