Shoqëria e Lozhave të Mëdha në Aleancë.
Shoqëria e Lozhave të Mëdha në Aleancë, u themelua si një trupë shtojcë e Lozhave të Rregullta Masonike. Këto Lozha janë të certifikuara dhe qeverisura nga autoriteti i zbatueshëm i Lozhës së Madhe. Secili prej anëtarëve tonë janë dhe duhet të ngelin, anëtarë në pozitë të mirë në një Lozhë që ekziston Brenda një Lozhe të Madhe të njohur. Organizatat tona pohojnë se parimet Masonike, si janë të përcaktuara nga Lozhat e Mëdha, janë themelore sesa diskrete, duke shërbyer si gur themeltar mbi të cilin ne zgjerohemi të ndricojmë rrugën tonë për më tej.
Si trupë shtesë e sistemit të Lozhave të Mëdha, Lozhat tona të Mëdha veprojnë në një mënyrë të qëndrueshme me parimet bazë të Masonerisë së Lirë.
Të pandarë nga këto parime është që anëtarët tanë duhet të shihen si njerëz të mirë, duke u përpjekur vazhdimisht për të përmirësuar veten, karakterin e tyre, dhe veprimet e tyre, kështu që ne mundemi në mënyrë kolektive të shtrijmë një ndikim pozitiv dhe dashamirës në botë.
Ne besojmë që parimet Masonike që udhëheqin jetën e anëtarëve tanë është provuar nëpër shekuj, që përmirësojnë karakterin dhe perspektivën e tyre.
Si Masonë apo organizatë Masonike, dështimi ynë të arrijmë në mënyrë të jashtëzakonshme standarte të larta të sjelljes të pritshme nga ne, është gjithmonë rezultat i dështimit tonë të kuptojmë ose zbatojmë parimet Masonike që na janë mësuar. Kur ne dështojmë të arrijmë standartet e sjelljes të kërkuar ndaj një Masoni, përgjigja jonë është të korigjojmë dhe ndreqim atë dështim, jo të ulim standartet tona.
Ne pranojmë që cdo qenie njerëzore gabon me raste, veprimet e anëtarëve mund te bien poshtë pritshmërive të larta të Vëllazërisë tonë. Ne gjithashtu pranojmë, që në këto raste, Lozhat, Lozhat e Mëdha, dhe organizatat tona mund të jetë e domosdoshme, dhe kërkohet të hetojnë, dhe brenda praktikave të vendosura, marrin veprimet disiplinare të duhura kundër cdo individi nga Vëllezërit. Ne mbështesim këto veprime, në besimin afatgjatë se përpjekje të tilla do të përfundojnë në një përmirësim si për individin ashtu edhe brenda Vëllazërisë në afatgjatë.
Interesi ynë në përmbajtjen ndaj parimeve Masonike lidhet jo vetëm në përmirësimin e anëtarëve tanë por gjithashtu vecanërisht për të vazhduar të gëzojmë një reputacion të shquar për integritet dhe shërbim brenda komunitetit tonë.